Modriç ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij
BKT
Sport

Modriç ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij

F.Bytyqi /RTKLive

Veterani kroat i Real Madridit, Luka Modriç nuk ka vendosur ende për hapin e tij të ardhshëm, duke e lënë në dyshim të ardhmen e tij në ‘Santiago Bernabeu’, raporton ‘AS’.

Kontrata aktuale e asit kroat me ‘Los Blancos’ skadon në fund të sezonit.

37-vjeçari dhe Real Madrid në fillim të këtij viti kishin arritur marrëveshje për të zgjatur kontratën deri në verën e vitit 2023.

Megjithatë, siç raportohet, ende nuk është arritur asnjë marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për një viti tjetër që do ta mbante atë në Madrid përtej sezonit aktual.