15:41 / 21.12.2022
Asensio drejt largimit nga Reali, pëlqehet nga PSG-ja
F.Bytyqi /RTKLive
Gjiganti francez, PSG është futur në garë për anësorin e Real Madridit, Marcos Asensio, raporton ‘Fichajes’.
Asensio në fund të këtij sezoni mbyll kontratën me ‘Los Blancos’, dhe duket se ardhmja e lojtarit, do të jetë larg ‘Bernabeut’, edhe pse madrilenët janë duke provuar të bindin lojtarin që të rinovojë kontratën e re.
Megjithatë, Asensio, i cili po tregon formë të mirë këtë sezon të garave, thuhet se preferon një aventure të re në futbollin evropian.
Parisi shihet si mundësi ideale për reprezentuesin spanjoll. Drejtori sportiv i PSG-së, Luis Campos siç raporton ‘Fichajes’ e vlerëson spanjollin shumë të cilin dëshiron ta transferojë në ‘Parkun e Princave’ si një opsion i rëndësishëm për sulmin e PSG-së.























