21:07 / 21.12.2022
Isco largohet nga Sevilla, mund të përfundojë në Serie A ose Premier League
Uran Krasniqi/RTKLive
Isco tashmë është një lojtar i lirë pasi ra dakord ta ndërpresë kontratën e tij me klubin e La Ligës, Sevillan.
Tridhjetë vjeçari i ishte bashkuar Sevillas si lojtar i lirë nga Real Madridi në gusht, ku kishte bërë nëntëmbëdhjetë paraqitje në gjysmën e parë të sezonit, duke shënuar një herë dhe duke dhënë tre asistime.
"Klubi dëshiron t'i urojë fat Iscos në sfidat e reja profesionale", ka theksuar klubi në komunikatën që fliste për largimin e tij.
Klube nga Serie A, si Juventus e Napoli, dhe nga Premier League, si Aston Villa dhe Wolves, kanë treguar interes për futbollistin.























