19:49 / 23.12.2022
Matuidi njofton largimin nga futbolli
Uran Krasniqi/RTKLive
Fituesi i Kupës së Botës me Francën dhe ish-mesfushori i Juventusit dhe PSG-së, Blaise Matuidi, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli.
Ai vendimin e tij e ka bërë të ditur përmes rrjeteve të tij sociale.
“I dashur futboll, të kam dashur shumë. Futboll, më ke dhënë shumë, por ka ardhur koha të ndalem. I realizova ëndrrat e mia të fëmijërisë dhe ëndrrat që kisha si i rritur. Sothem faleminderit”, thuhet në postimin e lojtarit në Twitter.
Matuidi kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Serie A dhe Ligue 1. Mesfushori, kampion bote për Francën në vitin 2018, luante me Inter Miami, një klub të cilit iu bashkua në verën e vitit 2020. Ai njihet për paraqitjet e tij për Juventusin e Torinos dhe PSG-në.























