Kina rihap kufitë, heq karantinën për udhëtarët
BKT
Rajoni dhe Bota

Kina rihap kufitë, heq karantinën për udhëtarët

RTSH

Kina do të rihapë kufitë për fluturimet ndërkombëtare, si edhe do të heqë kërkesat e karantinës për ata që futen në territorin e saj.

Kufitë kanë qenë të mbyllur për pjesën tjetër e botës për gati tre vjet, që nga përhapja e pandemisë.

Udhëtarëve në hyrje do t'u kërkohet vetëm të tregojnë një rezultat negativ të testit Covid të marrë brenda 48 orëve para nisjes. Ndërkohë deri më tani, udhëtarëve u është kërkuar të qëndrojnë për 5 ditë në një hotel të ndjekur nga 3 ditë të tjera monitorim në shtëpi.  

Kina ka mbyllur kufijtë e saj që nga marsi 2020 për të parandaluar përhapjen e virusit, duke e mbajtur veten në izolim global edhe kur pjesa tjetër e botës u rihap dhe u largua nga pandemia. Të huajve u ndalua kryesisht hyrja në Kinë, përveç një numri të kufizuar vizitash biznesi ose familjare. 

Heqja e kufizimeve të udhëtimit është gjithashtu një lehtësim i madh për shtetasit kinezë që studiojnë ose punojnë jashtë vendit. Ata që nuk mund të përballonin çmimet në rritje të biletave të fluturimit, karantinat e gjata të hoteleve ose kërkesat e vështira të testimit nuk kanë mundur të


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota