Borrell: Polonia, ofruesi kryesor i ndihmës ushtarake për Ukrainën
BKT
Rajoni dhe Bota

Borrell: Polonia, ofruesi kryesor i ndihmës ushtarake për Ukrainën

atsh

Polonia është ofruesi kryesor i ndihmës ushtarake për Ukrainën, deklaroi shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Borrell falënderoi Poloninë për mbështetjen e saj për Ukrainën duke shtuar se BE-ja deri më tani ka kanalizuar një ndihmë ushtarake me vlerë 9 miliardë euro për Kievin.

“BE-ja duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën nëse vendi dëshiron të mbrohet me sukses kundër Rusisë”, shtoi ai.

Në këtë kontekst ai përmendi Misionin e Ndihmës Ushtarake të BE-së për Ukrainën (EUMAM Ukraine). E themeluar në tetor, ajo ka një qendër trajnimi për trupat ukrainase në qytetin jugperëndimor të Brzeg.

Borrell tha se aktivizimi i misionit EUMAM nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Polonisë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota