OKB: Lufta në Ukrainë ka vrarë ose plagosur rreth 18 000 civilë
BKT
Rajoni dhe Bota

OKB: Lufta në Ukrainë ka vrarë ose plagosur rreth 18 000 civilë

atsh

Numri i viktimave të konfirmuara të civilëve në Ukrainë po i afrohet 18 000, sipas shifrave të publikuara nga Kombet e Bashkuara, ndërsa lufta 10-mujore e Rusisë kundër fqinjës së saj ende vazhdon.

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) theksoi se ”numri aktual për ukrainasit ishte dukshëm më i lartë”, por se ”të dhënat e besueshme nga zonat e vijës së parë ishin të vështira për t’u marrë”.

Nga 24 shkurti, kur Moska filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë, deri më 26 dhjetor, në vend u regjistruan 17 831 viktima civile, 6 884 të vdekur dhe 10 947 të plagosur.

”Midis të vrarëve ishin 429 fëmijë”, theksoi agjencia e OKB-së në një deklaratë.

“Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me efekte të mëdha në zonë, duke përfshirë granatimet e artilerisë së rëndë, sistemet e raketave të shumta lëshuese, raketat dhe sulmet ajrore”, theksoi OHCHR.

Zona më e goditur ishte Donbass, e cila përfshin rajonet lindore Donetsk dhe Luhansk.  


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota