Enzo Fernandez të Chelsea?
BKT
Sport

Enzo Fernandez të Chelsea?

F.Bytyqi/RTKLive

Pothuajse gjithçka është kryer. Argjentinasi i Benficas, Enzo Fernandez preferon kalimin te klubi i madh anglez Chelsea.

Fernandez, i cili tregoi performancë të shkëlqyer me Argjentinën duke fituar Kupën e Botës ‘Katar 2022’, sipas medieve britanike, është afër transferimit tek ‘Blutë’ e Londrës.

Madje, thuhet se argjentinasi ka arritur marrëveshje personale me Chelsea dhe se tashmë pritet vetëm marrëveshje e plotë mes klubeve.

Brenda pak ditëve pritet edhe zyrtarizimi i argjentinasit tek klubi nga ‘Stamford Bridge’.