Osmani e Escobar diskutojnë për Kosovën
BKT
Foto: Bujar osmani/Twitter
Rajoni dhe Bota

Osmani e Escobar diskutojnë për Kosovën

Besnik Iseni/Shkup/RTK

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka realizuar bisedë telefonike me Gabriel Escobar, Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit dhe Përfaqësues Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë bisedë, mes tjerash, është folur edhe rreth situatës në veri të Kosovës, si një çështje e rëndësishme me ndikim më të gjerë në rajon.

Bashkëbiseduesit kanë rikonfirmuar mbështetjen e tyre për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ata kanë bërë thirrje për aktivitete për de-eskalimin e situatës, tërheqjen e barrikadave dhe sigurimin e kushteve për sundimin e ligjit.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota