Viti 2023 ka mbërritur në Kiribati dhe Australi|Video
BKT
Rajoni dhe Bota

Viti 2023 ka mbërritur në Kiribati dhe Australi|Video

Ardiana Gashi/RTK

Viti i Ri 2023 tashmë ka ardhur në disa pjesë të globit. Kiribati ishte i pari që e mirëpriti Vitin e Ri, i ndjekur nga Zelanda e Re, një orë më vonë.

Mijëra persona u mblodhën edhe në Sidnej të Australisë për shfaqjen e famshme të fishekzjarrëve.

Qytetarët në Zelandën e Re ishin ndër të parët në botë që festuan ardhjen e vitit 2023 me një shfaqje me fishekzjarre në Auckland.

Shfaqja e fishekzjarrëve nga Sky Tower që është e gjatë 328 metra, u kthye pas anulimit të fishekzjarrëve të vitit të kaluar për shkak të shqetësimeve mbi variantin e Omicron të Koronavirusit.

Shfaqja zgjati pesë minuta ku 500 kilogramë lëndë piroteknike u lëshuan nga kulla.

Edhe Sydney kaloi në vitin2023 me një shfaqje verbuese të fishekzjarrësh, e cila për herë të parë shfaqi një ujëvarë ylber jashtë Harbour Bridge.

Shfaqja përfshinte 7,000 efekte që lëshoheshin nga 184 pozicione në urë, me 2,000 fishekzjarrë të nisur nga Shtëpia e Operës së Sidneit.

Në 2023 kanë hyrë edhe shumë shtete aziatike, ndër to Kina e Tajlanda.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota