‘TalkSPORT’: Lampard do të largohet nga Evertoni
BKT
Sport

‘TalkSPORT’: Lampard do të largohet nga Evertoni

F.Bytyqi/RTKLive

Frank Lampard duket se i ka ditët e numëruara tek klubi anglez, Everton.

Humbja e Evertonit nga Brighton (1-4), para tifozëve të tyre, rrezikon pozitën e Lampardit në krye të skuadrës.

“TalkSPORT” të mërkurën shkruan se  Frank Lampard do të largohet nga posti i trajnerit të Evertonit.

Lampard drejtimin e Eevrtonit e mori një vit më parë, dhe duket se ai shumë shpejtë do të largohet nga kjo skuadër për shkak të rezultateve të dobëta.