Në luftë me Rusinë, Perëndimi do t’i dhurojë Ukrainës mjete të blinduara
BKT
Rajoni dhe Bota

Në luftë me Rusinë, Perëndimi do t’i dhurojë Ukrainës mjete të blinduara

RTSH

Perëndimi do të ofrojë mjete luftarake të blinduara Ukrainës për t`u përballur me pushtuesit rusë. Franca do të ofrojë tanke të lehta AMX-10 RC të prodhimit francez për të ndihmuar forcat ukrainase.

Nga ana e tij, presidenti amerikan Joe Biden vuri në dukje se Uashingtoni po shqyrton dërgimin e automjeteve luftarake të blinduara zvarritëse të Bradley Fighting Vehicle .

Më herët, Australia i ka dhunuar Ukrainës 90 makina të llojit Bushmaster, makina të blinduara që janë kundër minave tokësore.

Kievi ka kërkuar nga qeveritë perëndimore që t’i dhurojnë makina të rënda të blinduara, veçanërisht makinat e prodhimit amerikan, Abrams, dhe tanket luftarake gjermane, Leopard. “Nuk ka asnjë arsye që Ukraina ende nuk është furnizuar me tanke perëndimore”, ka shkruar Zelensky në Twitter.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota