Suarez flet pas bashkimit me Gremio në Brazil
Uran Krasniqi/RTKLive
Luis Suarez ka thënë se pret një sfidë interesante në futbollin brazilian. Uruguajani ka folur pasi është me klubin e njohur brazilian.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Barcelonës dhe Atletico Madridit ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Gremio, e cila rikthehet në Serinë A brazilaine.
“Gjithmonë më kanë pëlqyer sfidat. Ardhja në një klub me kaq shumë histori, një klub i madh nga Brazili, të jep gjithmonë shpresë. Gremi është një ekip që vjen nga Seria B dhe dëshiron të luftojë me më të mirët në futbollin brazilian. Është një sfidë shumë e bukur, që Gremio të kthehet aty ku e meriton të jetë, mes skuadrave që shkojnë në Copa Libertadores", ka thënë uruguajani.
Ai është pyetur se a ishte bashkimi me Gremio sfida më e madhe e tij.
“Kam fituar kampionatin me Atleticon kur Real Madridi dhe Barcelona dominonin futbollin në Spanjë. Kjo tash mund të jetë edhe më e vështirë, por jam i bindur se ne kemi një ekip të jashtëzakonshëm dhe një trajner që i bën gjërat mirë dhe që ka një ndikim të madh", ka theksuar Suarez.























