11:00 / 06.01.2023
Ramos rikthehet në Spanjë?
F.Bytyqi/RTKLive
Fundi i këtij sezoni mund të jetë edhe fundi i aventurës së Sergio Ramos-it te PSG-ja.
Mbrojtësi spanjoll, sipas medieve të huaja, mund të transferohet tek skuadra e njohu spanjoll, Sevilla.
Kontrata e ish-lojtarit të Real Madridit me PSG-n skadon në fund të këtij kampionati, dhe duket se lojtari do të rikthehet në La Liga.
Ndryshe, Ramos është i lidhur edhe me transferimin tek klubi arab, Al-Nassr, ku do të ribashkohej me Cristiano Ronaldon.























