Klopp lavdëron personalitetin e Gakpos
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka lavdëruar personalitetin e futbollistit holandez, Cody Gakpo, i cili së fundmi iu bashkua klubit anglez nga PSV.
Gjermani ka vlerësuar se vendimi i Gakpos për t'iu bashkuar një skuadre shtatë pikë larg vendit të katërt të parë tregon shumë për personalitetin e tij.
"Ajo që më pëlqen në këtë është se ai nuk është një djalë që dëshiron të kërcejë në një tren në lëvizje, ai është një djalë që dëshiron të shtyjë trenin. Shumë mirë edhe për të", ka thënë Klopp. “Ne kishim informacion për të si një person nga Virgil van Dijk, kështu që jo vetëm që kishte pak dyshime, por nuk kishte fare dyshime. Ne jemi shumë të kënaqur me nënshkrimin".
Gakpo ka treguar formë të mirë së fundmi: ai ka shënuar tri gola ndërsa Holanda arriti në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar, ndërsa ka realizuar dymbëdhjetë gola dhe ka dhënë nëntë asistime për PSV në katërmbëdhjetë ndeshje të Eredivisie këtë edicion.























