Tevez: Bëra tifo për Francën, ja përse s’e kam uruar ende Messi-n
RTSH
Carlos Tevez tregoi në një intervistë për “Radio Mitre” se në Katar 2022 preferonte Francën përballë Argjentinës dhe se nuk kishte uruar ende Lione Messi-n për triumfin e tretë të Argjentinës në Botëror.
“Nuk i kam ndjekur të gjitha ndeshjet e Katar 2022, por kam ndjekur rregullisht ndeshjet e Francës pasi më pëlqente shumë për futbollin që shfaqte”, pranoi ish-sulmuesi i Argjentinës.
Mbi raportin që ka me Messi-s, Tevez zbuloi se edhe pse i kishte numrin ende nuk e kishte kontaktuar për ta uruar për triumfin në Botëror.
“Ende nuk i kam shkruar asnjë mesazh Messi-t pasi e di fare mirë sa veta mund ta kenë kontaktuar këto ditë. Jam gëzuar shumë pasi fëmijët e mi festonin tej mase të gjithë golat e Argjentinës në Botëror”, tha 38-vjeçari.
Sa i përket marrëdhënies me botën e futbollit, Tevez shpjegoi se “më pëlqen të kaloj kohë me familjen.
Pasi mbylla kapitullin me futbollin e luajtur për disa muaj mora rol drejtuesi te Rosario Central. Aty gjërat nuk shkuan mirë dhe për momentin po reflektoj. Më duhet ta pranoj se bota e futbollit nuk më mungon shumë pasi është shumë stresuese”.























