Scholz mbron politikën për dërgesat e armëve në Ukrainë
BKT
Rajoni dhe Bota

Scholz mbron politikën për dërgesat e armëve në Ukrainë

atsh

Kancelari gjerman, Olaf Scholz mbrojti politikën e tij për dërgesat e armëve në Ukrainë gjatë një aktiviteti në Berlin, duke hedhur poshtë pretendimet për hezitimin e tij në këtë vendimmarrje, një akuzë e shpeshtë që nga shpërthimi i luftës.

“Gjermania do të ofrojë mbështetje për Ukrainën”, tha Scholz, duke renditur jo vetëm ndihmën financiare dhe humanitare, por edhe dërgesat e armëve.

Scholz u zotua se Gjermania do të bënte atë që ishte e drejtë për Ukrainën dhe paqen në Evropë.

Deklarata e tij erdhi pasi ai ra dakord, javën e kaluar me presidentin amerikan, Joe Biden për të dorëzuar, për herë të parë, transportuesit e personelit të blinduar të projektuar nga perëndimi, në Ukrainë, tanke që Kievi i ka kërkuar prej muajsh.

Ligjvënësit nga dy partitë e tjera të koalicionit gjerman, kanë kërkuar që Ukrainës t’i sigurohen gjithashtu, tanket kryesore të betejës “Gepard 2”.

Scholz tha se SHBA-ja, Gjermania dhe Britania e Madhe janë furnizuesit më të rëndësishëm të armëve në Ukrainë, dhe premtoi se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për aq kohë sa është e nevojshme


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota