Allegri: Napoli është favorit për Scudetto
BKT
Sport

Allegri: Napoli është favorit për Scudetto

F.Bytyqi/RTKLive

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, në një konferencën për media, ka folur para ndeshjes me Napolin.

Napoli dhe Juve do të ndeshen nesër mbrëma në ‘Diego Maradona’, në kuadër të Serie A.

Allegri thotë se ‘napolitanët’ janë favorit në garën për titull të kampionit.

“Klasifikimi thotë se ata kanë arritur 44 pikë dhe kanë humbur vetëm një ndeshje dhe janë favoritët e kampionatit”, tha Allegri.

“Ata janë teknikisht të fortë, është një ekip i përgatitur mirë. Luciano është trajneri më i mirë në stërvitje dhe mësimdhënie, po e dëshmon në Napoli, e kishte dëshmuar edhe të Roma dhe Milano”.

“Ne duhet të bëjmë një lojë të mirë. Dy muaj më parë askush nuk e besonte se Juve mund të rikthehet këtu”, theksoi Allegri.

Napoli aktualisht kryeson tabelën me 44 pikë, shtatë pikë më shumë së Juve që është renditet e dyta.