18:10 / 13.01.2023
Kulusevski i kthehet Tottenhamit për ndeshjen kundër Arsenalit
Uran Krasniqi / RTKLive
Dejan Kulusevski do të jetë në dispozicion të Tottenham kundër Arsenalit të dielën. Kjo është konfirmuar nga trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte.
Kulusevski ishte një lojtar kyç për "Spurs" në fillimin e këtij sezoni, por ai kaloi një periudhë jashtë fushës pas një lëndimi.
"Lajm është se situata do të përmirësohet, veçanërisht për Kulusevski. Ai ka pasur seanca stërvitore në ditët e fundit me ne. Ai do të jetë gati për të luajtur”, u ka thënë Conte gazetarëve të premten.
Aktualisht Arsenal kryeson Premier Leaguen me 44 pikë, ndërsa Tottenham gjendet në pozitën e pestë me 33 pikë.























