Ferizaj përforcohet me mbrojtësin maqedonas
Uran Krasniqi / RTKLive
Filip Gligorov është përforcimi i ri i Ferizajt. Për transferimin e tij ka njoftuar vetë klubi ferizajas.
"FC Ferizaj ka arritur marrëveshje me lojtarin e njohur nga Maqedonia e Veriut, mbrojtësin e djathtë, Filip Gligorov. Mbrojtësi ynë i ri, së fundmi ishte pjesë e Shakhter Karagandyt në Kazakistan. Ndërsa në të kaluarën ka mbrojtur edhe ngjyrat e FK Kukësi, FK Partizani, FC Shkupi, KF Vllaznia, D. Calarasi, Sileks, FK Olimpik, Euromilk GL, STK Samorin, Banik Ruzina dhe Rabotnicki. Gligorov me rastin e nënshkrimit të kontratës, ka thënë se kjo është aventura e tij e parë në futbollin kosovar dhe është i motivuar për të arritur objektivat e klubit", ka shkruar Ferizaj në komunikatë.
Ferizaj aktualisht gjendet në pozitën e fundit në renditjen tabelare.























