22:50 / 13.01.2023
Rrahmani ndihmon Napolin me gol në fitoren e thellë kundër Juventusit
Uran Krasniqi / RTKLive
Amir Rrahmani ka gjetur golin në ndeshjen kundër Juventusit ku Napoli ka fituar me rezultat të thellë 5-1, duke i dhënë kështu një impuls tjetër shpresës për të dalë kampion në fund.
Pos Rrahmanit (55') autorë të tjerë të golave kanë qenë Osimhen (14’, 65’), Kvaratskhelia (39’) , dhe Elmas (72’). Goli i vetëm për Juventus është realizuar nga Di Maria (42’).
Deri te goli i kosovarit erdhi kur ai pranoi një top të mirë në zonë nga Kvara dhe me një goditje të fortë nga brenda zonës ka realizuar golin e tretë.
Me këtë fitore Napoli përforcon vendin e parë me 47 pikë. Ndërsa, Juventusi gjendet në vendin e tretë me 37 pikë gjithsej.























