United përforcohet me sulmuesin holandez
BKT
Sport

United përforcohet me sulmuesin holandez

Uran Krasniqi / RTKLive

Manchester United ka nënshkruar me sulmuesin holandez Wout Weghorst si huazim deri në fund të sezonit. Deri tash futbollisti kishte të veshur fanellën e Burnley, klub që luan në Championship. 

Për marrëveshjen ka njoftuar klubi anglez të premtën. 

“Kam luajtur kundër United në të kaluarën dhe është një ndjenjë fantastike që tani të kem mundësinë të vesh këtë fanellë”, ka thënë Weghorst. “Kam parë përparimin e United nën drejtimin e  Erik ten Hag këtë sezon dhe mezi pres të luaj rolin tim në shtyrjen e ekipit drejt objektivave të tij. Çfarëdo që të ndodhë në muajt e ardhshëm, mund të premtoj se do t'i jap gjithçka klubi".

United aktualisht gjendet në pozitën e katërt në tabelën e Premier League.

Weghorst së fundmi ishte i huazuar te klubi turk, Besiktas.