Brighton & Hove Albion deklason Liverpoolin
Uran Krasniqi / RTKLive
Brighton & Hove Albion ka fituar për herë të parë në shtëpi kundër Liverpoolit në një ndeshje të vlefshme për Premier League.
Skuadra e Roberto de Zerbi ka realizuar fitore me rezultat 3-0.
Ndeshja e luajtur në stadiumin "AMEX" kaloi në qetësi gjatë pjesës së parë.
Në pjesën e dytë vendasit arritën të konkretizojnë rastet e krijuara.
Po rridhte minuta e 47` kur Solly March shënoi dhe i dha epërsinë ekipit të tij.
I njëjti realizoi edhe në minutën e 53`, pas një goditje të bukur realizoi një supergol.
Në minutën e 82-të ishte Danny Welbeck, i cili shënoi për rezultatin 3-0 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Në tabelën që e kryeson Arsenal, Liverpool gjendet në pozitën e tetë, kurse Brighton & Hove Albion në pozitën e shtatë.























