Balaj që i shënonte Portugalisë nënshkruan me Vllazninë e Shkodrës
BKT
Sport

Balaj që i shënonte Portugalisë nënshkruan me Vllazninë e Shkodrës

Uran Krasniqi / RTKLive

Bekim Balaj është kthyer aty ku e ka nisur karrierën, te Vllaznia e Shkodrës. Klubi nga veriu i Shqipërisë e ka prezantuar futbollistin të shtunën.

"Klubi i Futbollit Vllaznia në përmbushje të objektivave sportive, njofton se ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit për 3 sezone sportive, me lojtarin e Kombëtares shqiptare Bekim Balaj. MIRË SE VJEN BEKIM BALAJ!", ka shkruar klubi shkodran në faqen e vet. 

Balaj gjatë karrierës së tij ka luajtur në Kroaci, Çeki, Turqi, Poloni, Austri e Rusi.

Ai ka të zhvilluara edhe dyzet e pesë ndeshje me Shqipërinë, ku ka realizuar tetë gola. Një prej tyre, më i rëndësishmi në karrierën e tij, ai i fundvitit 2014 kundër Portugalisë, përmes të cilit Shqipëria kishte fituar si mysafir dhe kishte marrë tri pikë të vlefshme për kualifikimin në Euro 2016.