20:37 / 14.01.2023
Milan ia del ta shmangë humbjen nga Lecce
Uran Krasniqi / RTKLive
Milan ka barazuar me Leccen në ndeshjen e sotme të vlefshme për Serie A. Ndeshja është mbyllur me rezultatin 2-2.
Lecce bëri një fillim të jashtëzakonshëm, duke kaluar në epërsi brenda tre minutave kur një krosim në zonë u fut pa dashje në rrjetë nga Theo Hernández. Pastaj ata realizuan për 2-0 me Federico Baschirotto (23’).
Milan megjithatë u kthye në lojë dhe barazoi me golat e Rafael Leaos (58’) dhe Davide Calabrias (71’).
Barazimi i sotëm lë Leccen në vendin e dymbëdhjetë, ndërsa Milan mbetet i dyti, vetëm një pikë më mirë se Juventus.























