Golden Eagle Ylli merr fitoren e trembëdhjetë radhazi
BKT
Sport

Golden Eagle Ylli merr fitoren e trembëdhjetë radhazi

Uran Krasniqi / RTKLive

Golden Eagle Ylli ka realizuar edhe fitoren e radhës. Kampioni aktual ka mposhtur Ponte Prizrenin në ndeshjen e vlefshme për Superligën. 

Rezultati përfundimtar ka qenë 64:73 (17:18, 22:22, 10:10, 15:23).

Fituesi është vendosur vetëm në dhjetë minutat e fundit, pasi të gjitha periudhat e tjera ishin të barabarta. 

Te prizrenasit më i miri ishte Dachon Burke me 15 pikë e nëntë kërcime, kurse te therandasit më i miri ishte Malcolm Armstead me 15 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime.