21:49 / 14.01.2023
Sigal Prishtina mposht Trepçën
Uran Krasniqi / RTKLive
Të qenit nikoqir nuk e ka favorizuar Trepçën në ndeshjen kundër Sigal Prishtinës. Kryeqytetasit kanë mposhtur "xehtarët" në xhiron e 18-të të Prince Caffe Superligës.
Rezultati përfundimtar ka qenë 53:88 (9:21, 16:25, 11:29, 17:13).
Shkëputja e parë e prishtinasve ka ndodhur qysh në fillim dhe pastaj ka vazhduar edhe në periudhat e tjera të ndeshjes.
Te Trepça më i miri ishte Drilon Hajrizi me 19 pikë e nëntë kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dalluan Derrick Wilson me 15 pikë e dhjetë asistime, Brooks Debisschop me 15 pikë e 14 kërcime dhe Dardan Berisha me 15 pikë e gjashtë asistime.























