14:13 / 15.01.2023
Rrahmani afër rinovimit të kontratës me Napolin
RTSH
Amir Rrahmani, shumë afër rinovimit të kontratës me Napolin. Sipas gazetarit italian Nicolo Schira mbrojtësi kosovar ka bindur drejtuesit e klubit, të cilët duan të zgjasin kontratën deri në 2027-ën.
Sa i përket pagës vjetore mendohet se me akordin e ri shifrat do të përmirësohen ndjeshëm. 28-vjeçari pritet të paguhet me rreth 2.5 milionë euro në vit.
Amir Rrahmani këtë sezon ka luajtur në 14 ndeshje (11 në Serie A dhe 3 në Ligën e Kampionëve) dhe ka shënuar një gol. Napoli i tij udhëheq klasifikimin e Serie A me 9 pikë avantazh përballë Milan-it dhe 10 përballë Juves dhe Inter-it.























