15:38 / 15.01.2023
Mykhaylo Mudryk prezantohet zyrtarisht nga Chelsea
Uran Krasniqi / RTKLive
Chelsea ka konfirmuar transferimin e Mykhaylo Mudryk nga Shakhtar Donetsk.
Njëzet e dy vjeçari, sipas njoftimit nga klubi anglez, ka firmosur një kontratë tetëvjeçare e gjysmë në Stamford Bridge dhe ka shprehur kënaqësinë e tij që më në fund ka siguruar një kalim në Premier League.
“Chelsea është një klub i madh në një ligë fantastike dhe ky është një projekt shumë tërheqës për mua në këtë fazë të karrierës sime. Jam i emocionuar që takoj shokët e mi të rinj të skuadrës dhe mezi pres të punoj dhe të mësoj nën Graham Potter dhe stafin e tij", ka thënë futbollisti.
Klubi anglez nuk ka përmendur vlerën e paguar për lojtarin, por mendohet të jetë mbi 88 milionë funte.
Në garë për shërbimet e ukrainasit ishte edhe Arsenal.























