Chelsea nis t`i lë mbrapa rezultat e këqija, fiton kundër Crystal Palace
BKT
Sport

Chelsea nis t`i lë mbrapa rezultat e këqija, fiton kundër Crystal Palace

Uran Krasniqi / RTKLive

Chelsea ka shënuar fitore 1-0 ndaj Crystal Palaces në kuadër të javës së 20-të në Premier League.

Pjesa e parë ka pasur disa raste nga të dyja anët, por megjithatë nuk ka sjellur gola. 

Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e katërt kur Havertz ka kaluar Chelsean në epërsi po që në fund ka rezultuar se ai është edhe goli i fitores. 

Pas kësaj ndeshje Chelsea gjendet në vendin e dhjetë me 28 pikë. Crystal Palace mbetet i 12-ti me 22 pikë të grumbulluara. Tabela kryesohet nga Arsenal.