Newcastle i afrohet Cityt me pikë pas fitores kundër Fulham
BKT
Sport

Newcastle i afrohet Cityt me pikë pas fitores kundër Fulham

Uran Krasniqi / RTKLive

Newcastle kthehet në vendin e tretë në renditjen tabelare të Premier Leagues, vetëm një pikë prapa Manchester Cityt në vendin e dytë. Kjo pas fitores së realizuar sot ndaj Fulhamit, ku edhe i ka dhënë fund serisë prej pesë fitoresh të njëpasnjëshme në të gjitha garat të kësaj skuadre.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 1-0. 

Isak ka realizuar golin për Newcastle në minutën e tetëdhjetë e nëntë të ndeshjes. Vetëm nëntë minuta më parë Mitrovic i ka humbur një shans të mirë Fulhamit për t'i dhënë rrjedhë tjetër ndeshjes, pasi ai nuk është treguar i saktë në ekzekutimin e penalltisë. 

Aktualisht Fulham gjendet në pozitën e gjashtë në tabelën e Premier League.