Peja mposht Vllaznimin
BKT
Sport

Peja mposht Vllaznimin

Uran Krasniqi / RTKLive

Vëllaznimit nuk i ka shërbyer terreni vendas për ta mposhtur Pejën në xhiron e 18-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll. Ka humbur si vendas. Peja ka fituar në udhëtim dhe ndeshja është mbyllur me rezultat 57:81 (15:15, 16:23, 15:18, 11:28).

Vetëm çereku i tretë shënoi një shkëputje të mysafirëve, pasi që dy etapat e mëparshme ishin të barabarta, kurse dhjetëminutëshi i fundit ishte përcaktues për epilogun e ndeshjes. 

Te Vëllaznimi u dalluan Diamond Dod me dhjetë pikë e 14 kërcime dhe Atik Koshi me 11 pikë, ndërsa te Peja më i miri ishte Brad Waldow me 20 pikë e 18 kërcime.