Arsenal tregon seriozitetin kundrejt titullit, mposht Tottenhamin
BKT
Sport

Arsenal tregon seriozitetin kundrejt titullit, mposht Tottenhamin

Uran Krasniqi / RTKLive

Një përsëritje e edicionit 2003/04 kur Arsenal kishte fituar Premier Leaguen për herë të fundit po duket gjithnjë e më shumë si mundësi reale. Arsenal ka mposhtur sot Tottenhamin, duke u shpallur fitues i derbit të 193-të.

Rezultati përfundimtar ka qenë 0-2. 

Në minutën e 15` pas një gjuajtje në portën e francezit nga Bukayo Saka, portieri gaboi dhe shënoi autogol.

Kështu kaluar në epërsi skuadrën e Arsenal.

Po rridhte minuta e 36` kur kapiteni, Odegaard gjuajti nga jashtë zona dhe realizoi gol të bukur duke çuar rezultatin në 2:0.

Me këtë rezultat ka mbaruar jo vetëm pjesa e parë po edhe komplet ndeshja, pavarësisht tendencave të skuadrave për ta ndryshuar rezultatin në pjesën e dytë. 

Arsenali vazhdon të mbetet në krye me 47 pikë, tetë pikë më shumë se Manchester City që është në vendin e dytë. Ndërsa Spurs mbeten në vendin e pestë me tridhjetë e tri pikë dhe pesë pikë larg vendeve ku mund të kërkojë qasje në garat e Champions League.