21:53 / 15.01.2023
Barcelona mposht Real Madridin dhe fiton Superkupën
Uran Krasniqi / RTKLive
Gavi ka qenë protagonist i madh sonte në ndeshjen e Barcelonës kundër Real Madridit. Ai ka realizuar gol po edhe ka asistuar për një gol tjetër.
Barcelona është fitues i Superkupës së Spanjës. Katalanasit kanë fituar 3-1 kundër Real Madridit në "El clasicon" e zhvilluar në "King Fahd International Stadium" të Arabisë Saudite.
Gavi (33') pasi shënoi vetë i asistoi Lewandowskit (45') për golin tjetër. Pedri ka realizuar golin e tretë për katalonasit.
Real madrid nuk ka mundur të bëjë asgjë më shumë se sa ngushtimin e rezultatit. Golin e vetëm për Real Madridin e ka realizuar Benzema në kohën shtesë.
Barcelona aktualisht po kryeson edhe kampionatin spanjoll.























