Barcelona dhe Interi, po punohet në shkëmbimin Depay-Correa
BKT
Sport

Barcelona dhe Interi, po punohet në shkëmbimin Depay-Correa

RTSH

Aksi i nxehtë mes Barcelonës dhe Interit. Pas thashethemeve për një shkëmbim të mundshëm mes Marcelo Brozovic dhe Franck Kessie, një tjetër negociatë do të nisë mes dy klubeve.

Nga Spanja, gazetari Gerard Romero flet për një marrëveshje të avancuar për të sjellë Memphis Depay në Milano, ndërsa Joaquin Correa është i destinuar të marrë rrugën e kundërt, me fanellën e katalanasve. Një lloj shkëmbimi duke qenë se holandezit i skadon në qershor kontrata me katalanasit, ndërsa argjentinasi ka kontratë deri në vitin 2025 me zikaltërit.

Të dy klubet kanë gjetur formulën, por për tymin e bardhë duket se mungon vetëm miratimi nga Depay, fituesi i freskët i Superkupës së Spanjës. Holandezi pas një Botërori të mirë, është gjithmonë në margjina të projektit të Xavit dhe ka 6 muaj që bën gati valixhet. Në verë, në fakt, ai kishte kërkuar një akomodim të ri për të luajtur vazhdimisht dhe Juventus e kishte vlerësuar marrëveshjen duke e braktisur atë për shkak të kërkesave ekonomike të Barcelonës dhe lojtarit. Tani, gjashtë muaj më vonë, Memphis (ky është emri në fanellë) mund të zbresë në Serie A.