Çeferin premton mbështetje për projekte infrastrukturore të futbollit
BKT
Sport

Çeferin premton mbështetje për projekte infrastrukturore të futbollit

Uran Krasniqi / RTKLive

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, sipas kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademit, ka premtuar se do të gjejë mënyra për t`i mbështetur financiarisht projektet që lidhen me infrastrukturën e futbollit në Kosovë.

Ademi ka njoftuar për takimin me të parin e UEFA-s që e ka zhvilluar së bashku bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe. Sportit, Hajrulla Çeku.

"Sot së bashku me ministrin e Sportit, Hajrulla Çeku dhe bashkëpunëtorët, patëm kënaqësinë për t’u takuar me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin. Gjatë këtij takimi tejet të ngrohtë dhe përmbajtësor, ku temë qendrore e diskutimit ishte infrasktura e futbollit në Kosovë, ministri Çeku e shpalosi planin 5-vjeçar të MKRS-së për ndërtimin e stadiumeve të reja dhe renovimin e atyre ekzistuese në vendin tonë, e ku parashihet që 4 stadiume të jenë të kategorisë së katërt, 7 stadiume të kategorisë së dytë dhe 12 stadiume lokale. Presidenti Çeferin shprehu mirënjohjen e tij për punën e bërë deri më tash dhe progresin e bërë në futbollin e Kosovës, si dhe e quajti këtë projekt shumë të mirë. Ai i dha përkrahje formës së projekteve të përbashkëta Ministri-FFK (UEFA) dhe Komunat si përfituese të projekteve, duke theksuar se memorandumet tripalëshe gjithmonë janë të suksesshme. Po ashtu, Çeferin na premtoi se do të gjejnë mënyra për ta mbështetur financiarisht këtë projekt, por edhe projektet e tjera që kanë për qëlllim përmirësimin e infrastrukturës në Kosovë, por edhe rritjen dhe masovizimin e futbollit. Në fund e falënderova presidentin Çeferin përzemërsisht për përkrahjen e vazhdueshme dhe për gatishmërinë e tij dhe të të gjitha organeve tjera të UEFA-s për t’i mbështetur projektet që paraqiten nga ana e FFK-së", ka shkruar Ademi.