19:45 / 18.01.2023
Nagelsmann pret me padurim vendimin e Sommer
Uran Krasniqi / RTKLive
Reprezentuesi i Zvicrës, Yann Sommer, është raportuar se do t`i bashkohet Bayern Munichut dhe Julian Nagelsmann, trajner i klubit bavarez, po e pret me padurim vendimin e gardianit të Borusia Monchengladbach.
Porta e kampionit të shumëfishtë gjerman nuk është mirë prejse Manuel Neuer theu këmbën muajin e kaluar. Aktualisht Bayern gardian të portës e ka vetëm Sven Ulreichin.
Nagelsmann ka thënë se klubi e ka detyrë të nënshkruajë shpejt me një tjetër portier.
"Jam trajner dhe e di se nuk është kurrë e lehtë. Gjithmonë ka më shumë se dy palë që duhet të kënaqen. Por ne kemi nevojë për një vendim", është shpehur ai.
Bavarezët në takimin e parë të rinisjes së Bundesligës pritet të ndeshen me Leipzig.























