Xavi: Duket se po kthehemi por duhet të kemi qëndrueshmëri
Uran Krasniqi / RTKLive
Xavi Hernandez, trajneri i Barcelonës, ka thënë se duket se skuadra po kthehet në nivele të larta, por sipas tij duhet të ketë qëndrueshmëri.
"Ne jemi në një moment të mirë paraqitjesh dhe rezultatesh. Ne patëm një lojë të shkëlqyer kundër Real Madridit. Na kanë mbetur tre trofe dhe mund të konkurrojmë. Duket se po kthehemi, por duhet të kemi qëndrueshmëri", ka thënë ai.
"Jemi në momentin më të mirë të sezonit, por nuk mund të humbasim, duhet të tregojmë epërsinë tonë dhe të vazhdojmë suksesin e Superkupës".
Duke folur për largimet e mundshme nga skuadra Xavi është shprehur se nuk dëshiron që dikush të largohet.
“Jam i kënaqur me skuadrën. Nuk dua që askush të largohet, është tjetër gjë nëse ata kërkojnë të largohen”, ka thënë ai.























