Ancelotti: Të kemi besim te vetja
BKT
Sport

Ancelotti: Të kemi besim te vetja

Uran Krasniqi / RTKLive

Real Madrid nuk duhet ta humbë besimin, sipas trajnerit, Carlo Ancelotti.

Kohëve të fundit "mbretërit" nuk po kalojnë në formën më të mirë, një situatë e cila kulmoi me humbjen nga Barcelona në finale të Superkupës së Spanjës.

"Ne nuk duhet të humbasim besimin. Kemi lojtarë fantastikë. Ne duhet t'u besojmë atyre dhe jam i sigurt se do të përmirësohemi. Duhet ta kalojmë këtë pjesë të sezonit. Vitin e kaluar, gjatë janarit nuk ishim shumë mirë, por ne dolëm nga ajo situatë e vështirë dhe do të bëjmë të njëjtën gjë këtë sezon", ka thënë trajneri italian.

Ancelotti ka thënë se Real Madrid në kë moment është duke u ballafaquar edhe me ndryshimin e gjeneratës.