Inter mposht Milanin dhe fiton Superkupën
Uran Krasniqi / RTKLive
Inter është fituesi i tridhjetë e pestë i finales së Superkupës së Italisë.
"Zi e kaltërit" kanë fituar pastër kundër Milanit në ndeshjen e zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite me rezultat 3-0.
Interi ka gjetur herët e epërsinë e golit. Një asistim nga Barella ka bërë që DiMarco të realizojë qysh në minutën e dhjetë.
Vetëm pas dhjetë minutash "Zi e kaltërit" e kanë dyfishuar avantazhin. Në minutën e njëzet e një boshnajku Dzeko pas disa akrobacioneve të bukura brenda zonës ka arritur ta çojë topin në rrjetë.
Me këtë rezultat edhe është mbyllur pjesa e parë.
Pjesa e dytë njohur disa orvatje të Milanit, por të pasuksesshme.
Golin e vulosjes së fitores për Interin e ka shënuar Lutaro Martinez në minutën e shtatëdhjetë e shtatë.























