Muja shënon në fitoren e Antwerp kundër Oostende
BKT
Sport

Muja shënon në fitoren e Antwerp kundër Oostende

Uran Krasniqi . RTKLive

Arbnor Muja ka gjetur golin e tij të parë në kampionatin belg të njohur si Divisioni i Parë A.

Royal Antwerp ka fituar me rezultat 3-0 nga Oostende.
Ka qenë minuta e njëmbëdhjetë e ndeshjes kur ish-futbollisti i Dritës e ka shtyrë topin drejt rrjetës.
Dy golat e tjerë për Antwerp janë realizuar nga nga Janssen (21') dhe nga Nsimba (88').

Ky ishte goli i parë i kosovarit në ndeshjet kampionale.

Aktualisht në tabelën që e kryeson Genk klubi i Mujës gjendet në pozitën e tretë.