Depay i bashkohet Atletico Madridit
BKT
Sport

Depay i bashkohet Atletico Madridit

Uran Krasniqi/RTKLive

Atletico Madrid ka kompletuar transferimin e Memphis Depay nga Barcelona.

Siç është bërë e ditur, holandezi ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare e gjysmë me klubin nga Madridi.

Depay mund të bëjë debutimin e tij kur Atletico të presë Real Valladolid të shtunën.

Depay i ishte bashkuar Barcelonës si lojtar i lirë nga Lyon. Njëmbëdhjetë paraqitjet e tij të para në La Liga ishin si titullar, por pas emërimit të Xavi si trajner vetëm nëntë nga shtatëmbëdhjetë paraqitje ishin nga fillimi.