Arsenal transferon reprezentuesin belg
BKT
Sport

Arsenal transferon reprezentuesin belg

Uran Krasniqi/RTKLive

Arsenal ka njoftuar se i është bashkuar reprezentuesi belg që luante te Brighton & Hove Albion, Leandro Trossard.

Sipas njoftimit zyrtar nga klubi, bëhet fjalë për një kontratë afatgjatë. 

"Jam shumë i emocionuar për të filluar. Ky është një klub i madh dhe unë jam gati t'u tregoj tifozëve se çfarë mund të bëj. Të gjithë e kanë parë se sa mirë po ecim tashmë dhe unë jam këtu për të ndihmuar", ka thënë futbollisti. 

Nga viti 2019 ai bëri 121 paraqitje për  Brighton & Hove Albion. Deri më tani këtë sezon reprezentuesi belg ka shënuar shtatë gola në gjashtëmbëdhjetë ndeshje të Premierligës. 

Njëzet e tetë vjeçari ka bërë njëzet e katër paraqitje për Belgjikën dhe ishte pjesë e skuadrës për Botërorin e fundit 2022 në Katar.