Gjilani transferon mesfushorin e Prishtinës
BKT
Sport

Gjilani transferon mesfushorin e Prishtinës

Uran Krasniqi/RTKLive

Arsens Mateli është futbollisti më i ri i Gjilanit. Për transferimin e tij nga Prishtina ka njoftuar klubi gjilanas përmes një komunikate.

"Sport Club Gjilani me kënaqësi komunikon ardhjen e Arsens Matelit në skuadër. Mateli luan në pozitën e mesfushorit dhe vjen nga radhët e FC Prishtinës. Në të kaluarën 22 vjeçari ka qenë pjesë e FC Ballkanit, ekip me të cilin fitoi edhe titullin kampion edicionin e kaluar, ndërkohë që formimin e nisi te KF Tirana, për të luajtur më pastaj edhe te FK Kukësi. Për një kohë ai ishte pjesë edhe ekipit turk Akhisarspor. Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Arensit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që ka klubi", ka njoftuar Gjilani.

Aktualisht në tabelën që e kryeson Drita, Gjilani gjendet në pozitën e katërt.