Mudryk pritet të debutojë kundër Liverpoolit
BKT
Sport

Mudryk pritet të debutojë kundër Liverpoolit

Uran Krasniqi/RTKLive

Graham Potter ka thënë se anësori i ri i Chelseat, Mykhailo Mudryk, do të debutojë në ndeshjen e së shtunës që skuadra e luan kundër Liverpoolit.

Mudryk është stërvitur me bashkëlojtarët e tij të rinj këtë javë dhe trajneri ka folur për rastin e tij. 

"Po, ka një shans të luajë. Kjo është se sa mund të bëjë. Unë mendoj se nëntëdhjetë minuta jo. Ndoshta ka një rol për të në një fazë të lojës," u ka thënë Potter gazetarëve të premten. "Ai padyshim ka ardhur nga një pushim në mes të sezonit, kështu që nuk ka luajtur aq shumë futboll kohët e fundit, por është stërvitur mirë. Ne do ta vlerësojmë atë dhe do të shohim se sa mund të luajë në fundjavë".

Ukrainasi u transferua së fundmi nga Shakhtar Donetsk. Në garë për shërbimet e tij ishte edhe Arsenal.