22:09 / 20.01.2023
Erik ten Hag vlerëson Arsenalin, por thotë se United ka shanse
Uran Krasniqi/RTKLive
Erik ten Hag beson se Manchester United mund t`i prishë aspiratat e Arsenalit për titull të dielën. Kjo edhe pse ai e di se Arsenali nuk është duke e udhëhequr renditjen tabelare vetëm pse ka pasur fat.
“Është e qartë se ata janë në një ecuri vërtet të mirë dhe mendoj se e meritojnë pozicionin ku janë tani”, u ka thënë holandezi gazetarëve të premten. "Është një strukturë shumë e mirë se si luajnë ata. Kanë një mentalitet vërtet të mirë, qëndrim fituesi. Kjo është arsyeja pse ata janë në krye të tabelës".
Ai pastaj ka folur për shanset e United.
"Mendoj se kemi një shans të mirë gjithashtu për të marrë një rezultat të mirë nga kjo performancë. Ne do të bëjmë gjithçka për ta bërë këtë”, ka thënë trajneri holandez.























