22:24 / 20.01.2023
Haller mund të luajë ndeshjen e parë në Budesligë pas shërimit
Uran Krasniqi/RTKLive
Sebastien Haller më në fund mund të luajë ndeshjen e parë në Bundesligë. Trajneri i Borussia Dortmundit, Edin Terzic, ka thënë të premten se sulmuesi pritet të jetë në mesin e futbollistëve që do të jenë në fushë në ndeshjen së dielës kundër Augsburgut.
Ish-sulmuesi i Ajax sapo kishte nënshkruar për Borussia Dortmundin vitin e kaluar dhe ishte dashur të shkonte për trajtim shëndetësor pasi ishte kuptuar se ai kishte kancer.
"Ai është paraqitur shumë mirë. Ishte një pushim i gjatë për të. Ne jemi krenarë për të se si ai luftoi dhe jemi të lumtur që më në fund është në dispozicion për ne. Do të shohim nëse ai do të luajë nga fillimi”, ka thënë Terzic.























