Moukoko vazhdon kontratën me Borussia Dortmund
Sport

Moukoko vazhdon kontratën me Borussia Dortmund

Uran Krasniqi/RTKLive

Futbollisti i ri Youssoufa Moukoko ka zgjatur kontratën e tij me skuadrën e Bundesligës Borussia Dortmund deri në vitin 2026, ka njoftuar klubi të shtunën.

Ai ka thënë se qëndrimi në Dortmund ishte një vendim i zemrës.

“Nuk është sekret që ndihem mirë në Dortmund. Kam luajtur në ekipet e të rinjve, kam bërë hapat e parë në futbollin profesionist këtu dhe tani jam gati të hedh hapin tjetër në zhvillimin tim së bashku me klubin. Sigurisht që jam nderuar nga interesimi i klubeve të tjera, por në fund ky është një vendim i zemrës”, ka thënë Moukoko.

Futbollisti në verën e vitit 2023 do të bëhej lojtar i lirë dhe mediat gjermane raportuan se disa nga klubet kryesore evropiane, duke përfshirë Barcelona, Chelsea dhe Liverpool e Newcastle kishin treguar interes për të.


MË SHUME NGA Sport