Kosova U19 mposht Maqedoninë dhe kualifikohet në "Main Round"
Uran Krasniqi/RTKLive
Dy golat e Blend Krasniqit (29’ e 31’), të Jetnor Kabashit (21’, 37`) dhe Ideal Abdullahut (32’) e Blend Bajraktari (39`) ishin vendimtar për kualifikimin e Kosovës U19 në fazën "Main Round" për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Poreçi 2023” në futsall. Kjo pas fitores së sotme 6:3 kundër Maqedonisë së Veriut në Shkup.
"Dardanët" e rinj të drejtuar nga Suad Keçi kanë fituar me përmbysje të rezultatit, pasi në pjesën e parë vendasit ishin më të mirë.
Paraprakisht Kosova kishte barazuar 3:3 me Gjermaninë.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka përshëndetur suksesin e arritur.
"Dua të përgëzoj lojtarët dhe stafin e Kombëtares U19 për punën e bërë brenda një periudhe të shkurtër dhe paraqitjen e shkëlqyeshme në këtë fazë kualifikuese.
Së bashku do të punojmë që në të ardhmen futsalli të zhvillohet edhe tek gjeneratat e reja.
Urime dhe suksese në fazën e ardhshme!", ka thënë ai.