19:47 / 21.01.2023
Sigal Prishtina fiton nga Bashkimi
Uran Krasniqi/RTKLive
Sigal Prishtina ka mposhtur Bashkimin në xhiron e 19-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.
Rezultati përfundimtar ka qenë 86:68 (16:11, 22:23, 28:21, 20:13).
Të gjitha periudhat folën në favor të vendasve.
Më i miri te prishtinasit ishte Dardan Berisha me 29 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime, ndërsa te prizrenasit më i miri ishte Curtis Jones me 24 pikë e gjashtë kërcime.